Deputeti Ferdinand Xhaferaj: Bashën nuk e do as baza e partisë, as votuesit e djathtë dhe as elektorati gri. Të ikë!

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, ka dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Xhaferaj zbulon kërkesat e tij drejtuar Bashës në mbledhjen e djeshme dhe thotë që “alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri”.

Prandaj Xhaferaj i kërkon Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen.

Në vijim postimi i plotë në Facebook: 

Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.
Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.

SHKARKO APP