Deputeti i PD: Protesta jonë madhështore, ja sa janë nisur nga Fieri
Deputeti demokrat, njëherazi kreu i PD-së në Fier Luan Baçi ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë madhështore dhe është më e veçanta sepse ka sensibilizim më të madh.
Në një lidhje telefonike me News24, Baçi u shpreh se protestuesit janë mbledhur në 17 pika dhe janë nisur drejt kryeqytetit me mjete të ndryshme.
“PD ka organizuar gjithmonë protesta madhështore e paqësore. Protesta e sotme disi më e veçantë sepse sensibilizimi është më i madh. Nga Fier mund të jenë 2000 qytetarë. Në 17 pika janë mbledhur dhe janë nisur drejt Tiranës me mjete të ndryshme. Kemi dhe gjithë zonat rurale”, u shpreh deputeti i PD.
Protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 11:00 dhe do të jetë pa afat. Protesta mori shkas nga publikimi i audio-përgjimit dhe akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se është i përfshirë në trafik droge.
KOHA JONË SONDAZH

