Deputeti i PD-së merr bukë misri e kos në Kuvend: Kaq mund të hanë pensionistët

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, kishte sjellë bukë mistri dhe kos me vete në Kuvend, duke treguar sipas tij të vetmet ushqime që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët.

“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike”,- tha Korreshi para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?