Deputeti i PS, Pjerin Ndreu: Unë mbështes kuksianët, çfarë i thashë Ramës në takim

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, deklaroi se protesta e sotme e opozitës ishte një dështim, pasi rrugët u mbushën me militantë.

Sa për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit, Pjerin Ndreu tha se është në krah të banorëve të Kukësit e zonave përreth dhe se këtë qëndrim ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Rama.

Protesta është e drejtë qytetare, bllokimi i rrugëve është strategji e gabuar. E kemi përdorur edhe ne, por nuk ka dhënë rezultat. Çdo parti që organizon forma të tilla proteste duhet ta dijë se kjo është një protestë me militantë. Protesta quhet e tillë kur merr përmasa popullore. Është shkelje ligji të kufizosh lirinë e lëvizjes. Për çfarë protestojnë? Për cilën taksë? Me qindra herë janë argumentuar taksat. Nuk mund të dalin si ideatorë këta që e çuan vendin në këtë pikë. Protesta e sotme s’kishte lidhje me Kukësin. Unë atje jam rritur e kam mbështetur kërkesën e kuksianëve, do ta mbështes pavarësisht ndonjërit që si pëlqen. Kuksianët janë në të drejtën e vetë, ia kemi thënë edhe kryeministrit këtë gjë”,- tha Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, vetë kryeministri Rama ka zhvilluar një mbledhje me një grup deputetësh ku ka marrë përgjegjësinë për të lehtësuar barrën e banorëve të Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka qenë diçka e pa koordinuar. Kemi bërë një takim, ja thamë edhe kryeministrit. Kryeministri nuk ka qenë kundër idesë që kuksianët duhet të lehtësohen. Furgonat dhe autobusët e kanë zero taksën… ndoshta ka pasur një mos rakordim në kohë që solli edhe protestën e tyre. As neve vetë nuk ishim shumë të informuar. Kryeministri është i vendosur që përdoruesit e shpeshtë të rrugës do të lehtësohen. Kërkesa e kuksianëve është në zgjidhje. Kjo kërkesa që kanë këta (opozita) është pjesë e një axhendë tjetër, nuk ka pse mbështetet nga shqiptarët”,- sqaroi deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?