Deputeti me 10 milionë euro pasuri
Pas kallëzimit penal të ILDKP-së, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar se nga vijnë 10 milionë euro pasuri e deputetit Mark Frroku, i cili aktualisht ndodhet në burg për shkak se akuzohet nda drejtësia belge për një vrasje në vitin 1999.
Para rreth një jave organi i akuzës ka caktuar eksperten kontabël, Greta Dangu, që t’i përgjigjet disa pyetjeve të nevojshme për hetimin e pasurisë së deputetit kristian demokrat.
Vendimi për caktimin e ekspertit kontabël i ka shkuar edhe avokatëe të Frrokut. Në padinë e ngritur ndaj Frrokut ILDKP dyshon se pasuria e deputetit të Shkodrës vjen nga aktiviteti i tij kriminal. Fati i mandatit të Frrokut do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të Kuvendit javën e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

