Deputetja e LSI-së: Rama të japë dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
”E pamoralshme që njeriu që do duhej të ishte sot pas hekurave për shpërdorim detyre, kriminalizim të vendit, kanabizim të Shqipërisë ka uzurpuar gjithë ditën familjet e shqiptarëve”.
Kështu e quan deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, vëmendjen mediatike që ka marrë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nisur me konferencën për mediat. Mehmetaj në një status në facebook, thotë se sponsorizimi i Ramës për ta viktimizuar Tahirin, nuk zë vend. Ndaj deputetja thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen.
”Nuk mundet t’ju drejtohet qytetarëve njeriu që është kthyer në pengesën e Shqipërisë drejt integrimit Europian. Asnjë sponsorizim i Edi Ramës për ta viktimizuar Tahirin dhe nxjerrë veten të palarë, nuk zë më vend ndër shqiptarë. Edi Rama të japë dorëheqjen! Drejtësia të veprojë! Boll më me Tahirin”,-shkruan Mehmetaj.
Më tej, deputetja e LSI-së ka një mesazh edhe për mediat. ”Turp kush i mundëson kohë, turp kush përpiqet të na e sjellë brenda familjeve tona. Ps.Thirrje për median: Investojeni këtë kohë për të ndihmuar shqiptarët të largojnë nga familjet vesin e konsumit të lëndëve narkotike që u mësuan Tahiri e Rama të rinjve shqiptarë”,-shton më tej, Kejdi Mehmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

