Deputetja e LSI:Nuk besoj se do ta votojmë projektin e Ramës për burgun
Projekti kryeministror për arrestime të gazetarëve për shpifjen ka sjellë reagime. “Jam e bindur se Levizja Socialiste për Integrim do jetë kundër çdo lloj nisme që shpifjen e dënon me burg!” Janë fjalë të deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj në një postim në rrjetet sociale. Ajo del publikisht kundër propozimit të kryeministrit Rama të dorëzuar zyrtarisht në Kuvend që vendos dënimin me 3 vite burg për shpifjen. “Shpesh përgjate këtyre dy viteve si pjese e Kuvendit te Shqiperise kam degjuar shpifje ndaj meje. Ne te gjitha rastet te PADREJTA! Megjithate, une zgjodha te jem figure publike dhe kur e bera kete zgjedhje mora gjithashtu persiper te perballem me komente dhe reagime negative”– shkruan Mehmetaj, cituar nga lapsi.al.
“Te qënurit funksionar i larte apo i zgjedhur, te ben te jesh vazhdimisht ne lufte politike dhe lufta nuk eshte gjithmone e drejte. Gjithkush mund te shpif ndaj meje (ndoshta edhe me keq seç është bere deri tani), por a mund te barazohet fjala me lirine? Padyshim qe nuk duhet te jete kaq e thjeshte shpifja, prandaj për këtë ka procedura ligjore qe e dënojnë, por nuk do isha kurrsesi dakord qe keto masa te ishin ekstreme deri ne heqjen e lirise” – shkruaj deputetja e LSI-së.
Ky është një tjetër rast i mosmarrëveshjeve publike mes dy partive kryesore në qeveri.
KOHA JONË SONDAZH

