Desada Metaj: “Opinion” nuk ka rëndësi ku transmetohet, rëndësi ka “Opinioni”…

Gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar lajmi në media se gazetari Blendi Fevziu nuk do të jetë më pjesë e Klan, por do të largohet drejt Top Channel.

Deri tani ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Fevziu lidhur me këtë lëvizje.

Por gjatë ditës së kryeredaktorja e ‘”Opinion”,  Desada Metaj, përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Facebook, është shprehur se për një emision si “Opnioni” nuk ka rëndësi logoja ku transmetohet kur krahasohet me produktin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”. Personalisht, si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie,”-përfundon Desada në Facebook.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?