Dhuna në Parlament, Balla: Prokuroria të nisë hetimet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook i bën thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet në lidhje me incidentin e sotëm në sallën e parlamentit, pasi sipas tij ka elementë të veprave penale.

Balla në postimin e tij thekson se deputeti i PD-së, Flamur Noka shkuli mikrofonin dhe qëlloi me mjete të forta kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu Balla ka postuar edhe një video në momentet e përplasjeve në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë i Taulant Ballës në facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht Rregullorja e Kuvendit është e qartë dhe deputetët dhunues duhet të ndërshkohen.

Por sot kemi asistuar edhe në elementë të veprave penale që lidhen me goditje të personave që kryejnë detyra publike.

Shikoni deputetin demokrat Flamur Noka që shkul mikrofonin nga foltorja dhe godet me mjete të forta ndaj Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhunën e sotme!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?