Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 09:26 Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në hyrje të qytetit, ku po ndërhyhet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Diaspora, PD-PS, përplasja për votimin me dokumenta të huaja

Aktualitet E enjte, 6 Shkurt 2025 07:07
Diaspora, PD-PS, përplasja për votimin me dokumenta të huaja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përplasja mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për çështjen e votimit ose jo të migrantëve të cilët nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar, duket se rrezikon vetëm zgjerimin e afateve kohore të migrantëve për të votuar si dhe mosmbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit, për kthimin pas të fletës së votimit, duke ia lënë këtë si barrë vetë migrantëve. Përsa kohë mes palëve nuk duket të ketë një dakortësi për këtë çështje, procesi do të vijojë me termat e parashikuara në ndryshimet ligjore që palët i miratuan me konsensus në fund të korrikut të vitit të kaluar.

Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha, përsëriti të mërkurën me këmbëngulje se ky është një kusht për ta. “Unë e deklaroj këtu, asnjë votim, asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni, që është krejtësisht pa asnjë lloj anësimi politik, por strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit”, i tha ai gazetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat ...

Para 5 minutash
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 tetor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 29 tetor 2026

Para 35 minutash
Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?

Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?

Para 53 minutash

Në muajin Janar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i propozoi parlamentit disa ndërhyrje ligjore, të dakortësuara paraprakisht mes shumicës dhe opozitës. Ato parashikonin angazhimin e shtetit për të mbuluar kostot e dërgimit me postë të votës, si dhe afrimin (nga 5 deri në 10 ditë) të afateve që partitë kanë për t’u regjistruar në zgjedhje e për të dorëzuar listën e kandidatëve. Ndryshimi i këtyre afateve, do të mundësojë që fleta e votimit të printohet me herët në kohë, në mënyrë që dhe emigrantët të kenë më shumë ditë në dispozicion nga momenti që fleta e votimit do t’u shkojë në adresën e tyre. Marrëveshja mes palëve prek edhe numërimin e votës së emigrantëve e parashikuar të kryhej nga KQZ, por që sipas ndryshimit do të vijojë të kryhet po nga përfaqësuesë të dy partive kryesore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, i cili ka udhëhequr bisedimet me opozitën për ndryshimet në kodin zgjedhor, i tha Zërit të Amerikës se kërkesa e re e Partisë Demokratike “nuk është as e karakterit ligjor e as të kërkesë politike e ngritur në kohë”, duke kujtuar se “kur bëmë Kodin zgjedhor dhe u miratuan aktet rregullatore me konsensus, u sanksionua që baza e të dhënave do të jetë rregjistri kombëtar i gjendjes civile, me bazën e të dhënave biometrike. Të lejosh njerëz pa asnjë lloj dokumenti, kjo hap shtegun për abuzim”.

Të mërkurën, qeveria njoftoi se kishte miratuar kërkesën e KQZ për të shtyrë deri më 31 maj 2025, vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe të pasaportave me afate të skaduara. Një masë e cila sipas KQZ prek afër 600 mijë votues bredna dhe jashtë vendit.

Për numrin e migrantëve të cilët nuk kanë asnjë dokument shqiptar, zoti Berisha lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për disa qindra mijëra. “Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit”, deklaroi ai, pa saktësuar se nga buron një e dhënë e tillë. Ndërsa sipas zotit Gjiknuri, nga 1.6 apo 1.7 milionë migrantë më të drejtë vote, vetëm 150 mijë mund të mos kenë dokumenta. Nga ana tjetër, sipas parashikimeve ata që pritet të rregjistrohen, pritet të jenë diku të 200 mijë votuesë nga jashtë. Nga kjo pikëpamje sipas tij “ky problem nuk është as praktik, se nuk është se u ezaurua pjesa më e madhe e zgjedhësve dhe ngeli kjo kategori”, vuri në dukje zoti Gjiknuri. Sipas tij, këmbëngulja e PD-së “mund ta dëmtojë por jo në pikën e pakthyeshme. Eshtë një tren i nisur. Vota e diasporës do të zbatohet. Vërtetë afatet mund të jenë pak më të shkurtëra, por pjesa më e madhe e qytetarëve që do të rregjisrohen ata do të marrin pjesë në votim”.

Kërkesa e Partisë Demokratike, duket të ketë dhe një problem teknik. Sistemi i ngritur për rregjistrimin e emigrantëve parashikon njohjen vetëm të dokumetave shqiptare. “Nëse palët bien dakord që identifikimi do të duhet të bëhet edhe nëpërmjet dokumenteve të tjera do të duhet të zhvillohet ky sistem ose të bëhet një tjetër,” shpjegoi të martën Komisioni i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Rregjistrimi i emigrantëve mbyllet me 4 mars dhe 5 ditë më vonë bëhet publike lista e tyre. Më 24 mars është afati për rregjistrimin e kandidatëve. Pas kësaj date, siç deklaroi zoti Celibashi, çdo ndryshim në kod “nuk ka asnjë lloj dobie për KQZ-në”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore
Para 5 minutash

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës
Para 13 minutash

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmba...

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës
Para 23 minutash

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog
Para 27 minutash

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 14 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 15 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 13 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 13 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.