FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e Flamurit bashkon Ramën dhe Kurtin në Vlorë

Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ditë e veçantë për shqiptarët ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë janë edhe personalitete të tjera të politikës shqiptare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?