”Ditë Vere 2023″/ Street Dance, dhe balonat në qiellin e Elbasanit si simbol i paqes
Street Dance vijon aktivitetet e të rinjve, ku 100 të rinj kanë mbushur sheshin para stadiumit ” Elbasan Arena”, duke performuar street dance. I kudo ndodhur në të gjitha aktivitetet që po organizohen në qytet, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka uruar edhe të rinjtë në këtë ditë feste.
“Krenar për të rinjtë e Elbasanit, që janë aktiv në cdo event. Kemi disa vite që ndjekim street dancin, një model i ri i sportit i ndërthurur me kërcimin. Ju falenderoj që na e keni bërë Elbasanin kaq të bukur, jetën shumë të bukur, dhe jo vetem sot. Jam i bindur se me ardhjen e pranverës do të hapim siparin e aktiviteteve në Elbasan. Elbasani është kryeqyteti i ditës së verës, ne e kemi traditën tonë të festimit”, tha Llatja.
Ky aktivitet është shoqëruar edhe me ngritjen e balonave në qiellin e qytetit të Elbasanit, si simbol i paqes, mirësisë për qytetin.
KOHA JONË SONDAZH



