Ditmir Bushati flet në 30-vjetorin e FRESSH: Besoni te demokracia, mund t’ju zhgënjejë, por nuk ju tradhton

I pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30-vjetorit të forumit rinor të PS, ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.

Bushati foli dhe për krizën e opozitës, duke e cilësuar një mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur, më demokratike dhe inspiruese të një kulture të re politike, që ofron mundësi për të gjithë.

Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim si shqetësim por edhe mundësi për ta bërë PS-në si një mundësi për një kulturë të re politike. Na duhet t’i përgjigjemi dilemës: a është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhemi vend i vërtetë evropianë. për këtë na duhet jo vetëm të jemi partia e të rinjve por t’i bëjmë të rinjtë të flasin. Të ndërtojmë një ekonomi të dijes, duke e vendosur theksin te vlera që sjell shumica dhe jo të përfitimi i pakicës. Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishëm. Apeli im për ju sot është se nëse besoni te lodhja e përditshme e politikës dhe jo të indiferenca e saj mos ngurroni të bëheni pjesë e saj”, tha ndër të tjera Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?