Do të jetosh në SHBA? Apliko deri me 8 nentor!

Endërra e çdo shqiptari mbetet Amerika. Të fitosh Lotarinë Amerikane të hapet një dritë jeshile për jetën.

Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022. Regjistrimet u hapën në 5 tetor për t’u mbyllur të martën e 8 nëntorit.

Më pas, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar on line Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?