“Do ua nxijmë jetën”, Xhafaj: I njohim shumë mirë grupet kriminale në Elbasan

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se në Elbasan janë dy-tre grupe kriminale që njihen shumë mirë dhe po punohen për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të vihen para ligjit.

“Do ua nxijmë jetën” tha Xhafaj duke io referuar jo vetëm këtyre dy grupeve kriminale të identifikuara në Elbasan por dhe grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Ministri ndodhet në forumin e sigurisë publike, ku theksoi se qeveria është përkushtuar për ti ndëshkuar dhe vendosur përpara ligjit grupet kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjithë grupet kriminale që veprojnë në territorin  e Shqipërisë apo ushtrojnë veprimtari jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm i kemi evidentuar por në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurove të rretheve dhe krimeve të rënda kemi mudnt të godasim një pjesë të rëndësishme

Janë 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar , drejtues apo anëtarë të grupeve krimianle

Besojmë fort dhe jemi shumë të përkushtuar policia e shtetit për ti ndëshkuar dhe vendosur përpara ligjit.

Kemi këtu dy-tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund ti vëmë para përgjegjësisë penale”– tha Xhafaj.

vijon 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?