Donacionet 1.15 mld euro, Kryemadhi: Të administrohen me transparencë dhe përgjegjësi të plotë!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohje për të gjithë vendet e botës, që u solidarizuan me Shqipërinë dhe dhuruan 1.15 miliardë euro për rindërtimin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntori 2019.
Në një mesazh në Facebook, Kryemadhi shkruan se miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Sipas saj, tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë familjeve të pastreha.
“Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.
Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.
Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë. Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm! Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj! Ju faleminderit!”, shkruan Kryemadhi.
Lexoni edhe…
Të huajt japin 1.1 miliardë euro për Shqipërinë, por mos i vidhni të nderuar qeveritarë!
Konferenca e donatorëve jep 1.15 miliard euro për Shqipërinë. Apeli amerikan: Mos i shpërdoroni!
Ambasada e SHBA citon Palmer: Akademi transparence për menaxhimin e fondeve
SHBA i jep Shqipërisë 5 milion dollarë
Banka e Zhvillimit Islamik jep 365 mln, Emiratet Arabe 70 mln
Konferenca e Donatorëve. Rama: Ju lutem na jepni euro!
Greqia 2.5 milionë euro për tërmetin. Do ndërtojë dhe 200 shtëpi