Donald Lu përshëndetet me Lulzim Bashën, i shkon në zyrë

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, në zyrën e këtij të fundit në selinë e kësaj partie.

Ambasadori Lu ka përfunduar mandatin e tij në Shqipëri dhe po zhvillon ato që quhen takimet e lamtumirës me liderët politikë shqiptarë.

Lu është takuar më parë me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta, Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme, ambasadori amerikan e ka cilësuar si propozim interesant vetingun e politikanëve dhe ndoshta në takimin e sotëm me Bashën mund të mësojë detaje mbi projektin e paraqitur nga demokratët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendoj se ka edhe një tjetër formë vetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata”- tha ai, pyetur per nismen e Bashes.

Donald Lu përshëndetet edhe me Bashën, i shkon në zyrë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?