Donald Lu: Protestat, çfarë i thashë Bashës dhe Ramës/ Ja kush janë peshqit e mëdhenj
Ambasadori amerikan Donald Lu tha se në Shqipëri, shqiptarët kudo ku janë kanë të drejtë të protestojnë paqesisht, por nuk kanë të drejtë të djegin, të qëllojnë me gurë, sikundër policia nuk ka të drejtë të dhunojë qytetarët dhe të kryejë arrestime në mes të natës.
“I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kryetarit të PD-së që të tregojnë vetëpërmbatje. Interesi i SHBA është që të protestohet paqësisht, të mos ketë konfrontime të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë. Njerëzit duhet të ngrenë zërin, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Personat që bllokojnë rrugët, nuk paguajnë taksat duhet të jenë të përgatitur që do të përballen me pasojat ligjore”, theksoi Lu.
Lidhur me arrestimet e peshqve të mëdhenj, Lu theksoi se shumë prej tyre janë në det, por së shpejti do të kemi rezultate.
“Met Kanani është një nga trafikantët më të mëdhenj që u arrestua. Arbër Çekaj dhe Klement Balili janë në kërkim, ne besojmë se Balili është në Shqipëri dhe ne po shtyjmë shumë fort që të ketë arrestime, duke ofruar ndihmën e SHBA”, tha Ambasadori Lu.
Lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ambasadori amerikan tha se gjithçka për të duhet të vendoset nga një gjyqtar që do të shqyrtojë me transparencën çështjet dhe jo nga politika.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka rrëfyer sepse dëshiron të qëndrojë më shumë në Shqipëri, përtej mandatit 3 vjeçar që ka përfunduar në janar.
“Më pëlqen ushqimi, malet, mikpritja, natyra”, tha Lu në një rrëfim në emisionin Opinion. Lu e ka cilësuar mikrptjen si diçka të veçantë, duke uruar që ajo të ruhet edhe në vitet në vazhdim, ndërkohë që Shqipëria modernizohet.
“Shpresoj që njerëzit të jetojnë këtu, por edhe të kthehen. Janë 13 mijë amerikanë që jetojnë këtu, shumica shqiptaro-amerikanë”, theksoi Ambasadori amerikan. Në vijim ai shtoi se të rinjtë nuk duhet të humbin shansin me ndryshimet që ndodhin në këtë vend.
E vërtetë, Ambasador, por në dy ditët e fundit, për shembull, keni parë djegien e tolleve në autostradën midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërtuar 9 vjet më parë. Keni parë protestën përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Dua t’ju pyes për vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion autostradën midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të pasur një tarifëtoll prej 5 Euro për një drejtim për njerëzit, përfshi popullsinë në Kukës. Disa prej tyre, sipas Kryebashkiakut të Kukësit, janë 42% me ndihmë ekonomike, marrin 36 dollarë në muaj dhe duhet të paguajnë 12 dollarë për të dërguar një nxënës në shkollën e mesme të Kukësit apo për të shkuar në spital. Ç’mendim keni për këtë vendim?
Ambasadori Lu: Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut.
Ambasador, këta njerëz mendojnë se qeveria iu shërben më shumë pesë a gjashtë të pasurve. Disa përdorin termin ‘oligarkë’ por unë nuk dua ta përdor sepse mendoj se nuk është real, që qeveria nuk i shërben popullsisë së vendit.
Ambasadori Lu: Rruga u ndërtua shumë kohë përpara se të vija në Shqipëri. Kam lexuar një pjesë të historisë për të, edhe historinë e ndërlikuar të koncesionit. Të jem i sinqertë, shumica e kësaj nuk përbën shqetësim për qeverinë e SHBA apo për mua. Ajo që më shqetëson është dhuna e mundshme. Prandaj më lejoni të bëj thirrje përsëri që protestuesit të jenë paqësorë, që qeveria dhe policia të qëndrojnë paqësorë, kjo është përparësia numër një për qeverinë e SHBA këtu.
Por reagimi i opozitës në vend, Ambasador, PD dhe LSI, kanë bërë thirrje për mosbindje civile. Nuk është hera e parënë fakt, edhe në 2016 bënë thirrje për një protestë të tillë. Çfarë mendoni për këtë vendim të opozitës?
Ambasadori Lu:Në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.
Opozita mendon se qeveria nuk dëgjon për asgjë. Gjërat që kërkojnë ata janë gjëra që kërkojnë njerëzit. Çfarë mendoni në këtë rast? Sepse kemi një përplasje të madhe për këtë: opozita thotë se qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të njerëzve dhe qeveria thotë se opozita po përdor disa probleme lokalepër të luftuar qeverinë.
Ambasadori Lu: Kam parë që Edi Rama ka bërë thirrje për dialog në këtë rast. E mbështes këtë. E mbështes zgjidhjen e kësaj çështjeje me dialog. Opozita ka thënë s’ka dialog nëse nuk lironi njerëzit nga burgu. Epo, të shohim nëse do ndodhë kjo. Mendoj se tani ka një çështje ligjore kundër personave që dogjën kabinat e toll-eve. Nuk e di nëse Edi Rama mund që thjesht t’i thotë gjykatës të lirojë njerëzit nga burgu.
Shpresoj që të jeni shumë i drejtpërdrejtë dhe i hapur në përgjigjet tuaja, por disa muaj më parë, ju mbajtët një fjalim ku flisnit për peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël…
Ambasadori Lu:Po, po..
Në 28 vite, ambasador–dhe unë kam informacion për çdo ditë në këto 28 vite – nuk kemi parë asnjë person të fuqishëm…
Ambasadori Lu:Po…
…ndonjë politikan, që të dënohet për problemet që i kanë shkaktuar vendit. Disa u dënuan por më shumë politikisht në vitet ’92 dhe ’93. E kam fjalën për personat që janë akuzuar për korrupsion, për probleme të tjera, për shkelje të ligjeve.
Ambasadori Lu:Po…
Pyetja ime është e drejtpërdrejtë. Kur do të dënohen këta persona për problemet që kanë shkaktuar?
Ambasadori Lu: Besoj, kam besim se do të ndëshkohen shumë shpejt. Shumica e peshqve të mëdhenj janë në det. Pak janë tashmë në rrjeta, por shoh të dhëna që shumë shpejt do të kemi më shumë rezultate. Më lejoni të jem specifik këtu. Met Kanani – Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm, trafikant shqiptar, arrestuar në Bodrum, Turqi, dy javë më parë, me ndihmën e qeverisë shqiptare.
Dhe s’ia kishim dëgjuar emrin më parë …
Ambasadori Lu: Është një person vërtet i rrezikshëm dhe policia juaj, prokurorët tuaj, njerëzit tuaj që punojnë kundër narkotikëve e dinëshumë mirëse kush është. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë…
Ai u zhduk …
Ambasadori Lu:U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Klement Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar. Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge. …
Po…
Ambasadori Lu:Burgim të përjetshëm plus 15 vite. Tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fort, me të gjitha burimet e Qeverisë së SHBA, për t’u siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg. Le të flasim pak për politikanët.
Po, ata janë gangsterët, personat e trafiqeve, dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.
Ambasadori Lu: Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim.
KOHA JONË SONDAZH

