Donald Trump, presidenti i SHBA-së me 279 vota elektorale

Me 279 vota elektorale, që sipas projeksioneve tashmë i ka të siguruara nga 270 që nevojiten për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është në rrugën e kthimit në presidentin e 47-të të SHBA-së, dhe në të parin kryetar të shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm.

Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës. Turma e mbështetësve të tij u elektrizua kur Fox News projektoi fitoren e Donald Trumpit në këtë garë tejet të ngushtë presidenciale, të cilësuar si historike. Donald Trump ka fituar shumicën e votave elektorale dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ndërsa sot në deklaratën e tij riktheu në vëmendje planin.

Demokratja Kamala Harris do të telefonojë sot republikanin Donad Trump për të pranuar zyrtarisht humbjen në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Kështu shkruan NBC News , duke cituar dy burime të afërta me nënpresidentin. Presidenti Joe Biden do të flasë gjithashtu me presidentin e zgjedhur, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Koha e dy telefonatave ende nuk është përcaktuar.

Në disa qarqe të Partisë Demokratike, ‘revolta postmortore’ ka filluar tashmë, pavarësisht se rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht. Një operativ politik demokrat në Uashington shkruan se partia “duhet të largojë snobët elitarë në DC si fillim”.

SHKARKO APP