Donald Trump: Ushtria e SHBA është gati për gjithçka. Irani duket se po tërhiqet

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se nga sulmet e Iranit në bazat e SHBA në Irak, nuk ka viktima.

Presidenti Donald Trump ka thënë se për aq kohë sa ai është president i SHBA-së, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. “Forcat tona amerikane janë të përgatitura për gjithçka. Irani duket se po tërhiqet”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka thënë se “fushata e terrorit dhe vrasjeve” të Iranit nuk do të tolerohet. Për këtë arsye, presidenti amerikan ka thënë se do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit për të vazhduar fushatën me presion maksimal kundër këtij shteti. Konferenca e presidentit është zhvilluar pasi Irani ka sulmuar dy bazat amerikane, Irbil dhe Al Asad, në Irak në orët e para të mëngjesit të së martës.

“SHBA është e përgatitur për çdo gjë. Ne nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore… Ne kemi raketa të shpejta dhe forca ushtarake të mëdha. Fakti që ne kemi këto armë nuk do të thotë se duam t’i përdorim ato…”,- deklaroi Donald Trump.

Trump mbrojti aksionin që solli vrasjen e gjeneralit Iranian dhe deklaroi se Solemeini ishte përgjegjës për shumë krime dhe vrasje të qytetarëve amerikane.

“Irani ka qenë financuesi kryesor i terroristëve. Javën e kaluar morëm përsipër që të sulmonim një terrorist që rrezikonte jetët e amerikanëve. Solemeini ka qenë një person përgjegjës për shumë sulme”,- tha ai.

Në fjalën e tij, Trump kujtoi se si forcat e ushtrisë së SHBA shkatërruan 100% ISIS dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdadi. “Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terrorist. Ne shkatërruam 100% të ISIS, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet”,- tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti i SHBA, Donald Turmp, i përcolli një mesazh popullit të Iranit, duke iu thënë “ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë”.

Lexoni edhe…

(Vijon…)

President Trump Delivers Remarks

SHKARKO APP