Dorëheqja e Saimir Tahirit, vjen reagimi i parë nga Presidenti Meta
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sonte vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit.
Në një intervistë për Faxnews, Presidenti u shpreh:
“Nuk kam koment për largimin e Tahirit. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush”.
I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për celjen e negociatave të Shqipërisë dhe cështja “Tahiri”, Meta tha:
“Janë dy qasje, lidhur me rëndësinë që ka celja e negociatave, vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë, qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që celja e negociatave e ndihmon vendin ti adresojë më mirë shqetësimet që kanë dhe partnerët ndërkombëtarë, por që janë artikuluar edhe brenda vendit. Celja e negociatave do të thotë më shumë instrumenta, monitorim më i ngushtë nga BE dhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarte më të larta në këtë proces”.
Donald Lu kërkoi arrestimin e Metës? Ja çfarë thotë Presidenti
I pyetur per deklaraten e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla se ambasadori amerikan Donald Lu ka kerkuar arrestimin e tij, ja cfare pergjigje dha Presidenti Ilir Meta ne nje interviste ne “Faxnews”

“Unë nuk dëshiroj të merrem me letra, dhe as me diskutime për të cilat nuk kam qenë prezent. Ambasadori ka dhënë përgjigje publike dhe zyrtare, ashtu sikurse pas miratimit të reformës, ka vlerësuar rolin tim për këtë arritje”.
Gazetari: Pse duhen dëshmitarët për takimet me ambasadorin Lu?
Meta: Me ambasadorin Lu, janë marrëdhënie institucionale, të vazhdueshme, të qëndrueshme, që do të vazhdojnë edhe kur ai të mos jetë më ambasador.
Pjesë nga intervista
Zoti President, më lejoni që ta filloj këtë intervistë me Ju me aktualitetin e ditës. Sot, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, duke akuzuar kundërshtarët dhe aleatët. A i theksoi edhe njëherë akuzat në fakt ndaj jush, se keni qenë i pari që keni kërkuar largimin e tij. Largimi përfundimtar, në njëfarë mënyre, të zotit Tahiri nga politika. A e konsideroni një fitore personale?
Presidenti Meta: Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë.
Gazetari: Gjithsesi më lejoni që të insistoj në mungesën e komentit tuaj. Ju si aleati kryesor dhe bashkëkryetari i koalicionit i keni kërkuar Kryeministrit në 2015-tën largimin e zotit Tahiri për shkak të informacionit që keni patur për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Përse nuk e largoi Kryeministrit atëherë zotin Tahiri?
Presidenti Meta: Nuk dua të përsëri edhe njëherë përgjigjen e mëparshme. ‘Zero’ koment për këtë çështje.
Gazetari: E kuptoj. A besoni se e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahri?
Presidenti Meta: Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë.
KOHA JONË SONDAZH

