Dorëheqja e Tahirit, Balla: Hall i madh i ka zënë Lulin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar reagimet e opozitës por dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit. Sipas Ballës opozita është pikëlluar nga dorëheqja e Tahirit por edhe nga kapja e bujshme e kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë.

STATUSI I BALLËS

Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Për dreq koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më për dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane!

Swiss Digital Mobile Reklama

Hall i madh shumë i ka zënë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojëra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!

Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë.

Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?