Dorëheqja e Tahirit, Ruçi: Moral brenda imoralitetit në politikë. I pari në 27 vjet

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti vendimin e ish-deputetit Saimir Tahiri për dorëzimin e  mandatit. Në ditën e Evropës gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Ruçi tha se ky është rasti i parë në 27 vjet që një deputet dorëzon mandatin pas akuzave.

Ai tha gjithashtu se akuzat duhen vërtetuar nga organet e hetimit.

Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret. Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri  për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë”- deklaroi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?