Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Doris Pack: Tradhti nëse Rama e pranon ‘Mini-Shengenin’ pa Kosovën

Politikë E premte, 10 Janar 2020 16:55
Doris Pack: Tradhti nëse Rama e pranon ‘Mini-Shengenin’ pa Kosovën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Iniciativa e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për të formuar një ‘Mini-Shengen’ ka marrë kritika të ashpra nga zyrtarë politikë vendorë e ndërkombëtarë. Takimet e treshes në Novi Sad, Shkup e Tiranë për të formuar një lloj zone shengen të modelit evropian është parë me skepticizëm në Kosovë. Zyrtarët e lartë kosovarë e kanë bojkotuar këtë iniciativë duke e quajtur si të paimplementueshme, përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën. Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, në një intervistë dhënë Gazetës Express ka thënë se minishengeni ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën. Doris Pack po ashtu ka thënë se nëse Edi Rama do të pajtohej që nisma rajonale e minishengenit të shtyhet përpara pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, mohimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit nga zyrtarët shtetërorë serbë dhe përpjekjet e Serbisë që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë shkaku kryesor për refuzimin e pjesëmarrjes në këtë iniciativë rajonale nga Kosova. Mini-Shengenin ballkanik po e sheh si iniciativë boshe edhe diplomatja gjermane Doris Pack. E pyetur nëse kjo iniciativë do të jetë e suksesshme pa Kosovën, Kryetarja e grupi të grave të Partive Popullore Evropiane(EPP) është shprehur se Mini-Shengeni nuk mund të ndodhë pa Kosovën dhe kjo është fakt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Doris Pack për Gazetën Express
Politikania gjermane tutje ka deklaruar se nëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pajtohej që Mini-Shengeni ballkanik të jetësohej pa Kosovën atëherë ai do të bënte tradhti ndaj shtetit më të ri në Evropë. “Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç para disa javësh kishte deklaruar se Maskra e Reçakut që ishte kryer nga forcat serbe në janar të vitit 1999 ishte trillim dhe e fabrikuar nga ish-ambasadori i OSBE-së William Walker. Kjo deklaratë kishte ngjallë reagime të ashpra në Kosovë. Takimi i tretë formal për Mini-Shengenin ballkanik i mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë ishte pritur me protesta nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri pas deklaratave të Aleksandër Vuçiçit ndaj Masakrës së Reçakut. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit kishte akuzuar Kosovën duke thënë se po vetizolohet duke mos marrë pjesë në projektin e Mini-Shengenit. Kundër kësaj iniciative kanë dalë edhe përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar gjithëpërfshirje në mënyrë që një projekt i tillë të mund të jetë i realizueshëm. Përfaqësuesi presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pa Kosovën nuk mund të ketë Mini-Shengen. Matthew Palmer, në anën tjetër, në mënyrë deklarative e ka përkrahur një ide të tillë, duke thënë se aty ka vend edhe për Kosovën./Express

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

Aleksandar Vuçiçkosovazoran zaev
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 9 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 11 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 20 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 25 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.