FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dosjet që merr Begaj nga Meta. Që nga çështja e detit te Gjykata Kushtetuese

Sapo të marrë edhe detyrën e re si President, Bajram Begaj do të ketë dosje të forta në duar. Do të rikthehen përballjet e forta të mbetura pezull dhe të cilat kanë prodhuar jo pak debate. Së pari mbetet çështja e negociatave të detit.

Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka akuzuar se ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili nuk ka bërë transparencë për bisedimet. Ndërsa nga Athina zyrtare është theksuar se pengesë për marrëveshjen e kufijve ka qenë pikërisht Meta.

Çështja do të duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe firmën do ta vendosë president i ri. Drejtësia është një tjetër fushë ku do të shihet roli i Begajt. Gjykata kushtetuese mbetet ende e paplotë, ashtu siç edhe emërimet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, kur debatet mes mazhorancës dhe kreut të shtetit kanë qenë të ashpra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?