Drafti i PS për listat e hapura, në Kuvend më 1 tetor
Ndërsa PD priste që PS të reflektonte për t’u drejtuar ODIHR, mazhoranca ndjek rrugën parlamentare për të çuar përpara hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Konferenca ka vendosur që drafti i PS dhe ai i Rudina Hajdarit të miratohen në seancën e 1 tetorit ose në atë të një jave më pas, pasi të shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve.
Edhe pse kryeparlamentari ka dhënë urdhër që draftet të depozitohen në Kuvend deri ditën e premte, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një intervistë për Rtv Ora i lë më shumë afat PD për të reflektuar ndryshimet kushtetuese në një draft.
“Deri sa të shkojmë në seancë për miratimin e ligjit ne do ta presim, Këshilli është i hapur. Nëse PD ndryshon qëndrim dhe vjen me propozime konkrete në tavolinë do ti konsultojmë. Por te ODIHR nuk shkohet me çështje që tashmë janë bërë fakt i kryer, siç është hyrja e Kushtetutës në fuqi”,- shpreht Gjiknuri.
Gjithçka mund të negociohet me opozitën jashtëparlamentare sipas Damian Gjiknurit, përveç koalicioneve parazgjedhore. “Formulë si ajo që ishte nuk ekziston më. Ajo traditë ra me ndryshimin e Kushtetutës dhe është një traditë që nuk e gjen në asnjë vend europian.Më shumë ka qenë formulë llogaritëse sesa koalicion principi. Kjo nuk pengon që partitë politike të mund të formojnë aleancat dhe koalicionet e tyre. Por ata do të paraqiten si gjithë të tjerët me një listë.Mbyllëm partitë dhe hapëm listat, po të rrinim te listat e mbyllura mund të rrinim dhe te koalicionet siç kanë qenë por tani u hapën listat”,- tha Gjiknuri.
Mazhoranca e pranon që drafti i sjell nga ato favorizon PS, për këtë arsye deputeti socialist mendon se propozimi i Rudina Hajdarit për renditjen e kandidatëve sipas rendit alfabetik nuk i shërben interesit të tyre politik.
KOHA JONË SONDAZH

