Drejtoresha e re e Doganave, u kthye nga SHBA
Ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rikthyer në Shqipëri, për të punuar pranë kryeministrit Edi Rama si këshilltare e çështjeve ekonomike.
Bëhet fjalë për Belinda Ekonomin, e cila është vajza me të cilën Edi Rama ka punuar që në kohën që ka qenë ministër Kulture në kabinetin e Fatos Nanos në vitin 1999, raporton Newsbomb.al.
Por duket se gjërat kanë qenë të qarta dhe të thjeshta për vajzën që është marrë shumë me sistemin e taksave por edhe ekonominë. Deri në mars 2015 ajo ka qenë në SHBA dhe vetëm pak muaj më parë është emëruar këshilltare e kryeministrit.
Nga 2008 deri në 2010 ka punuar me Edi Ramën edhe në Bashkinë e Tiranës dhe më pas u shkëput për në SHBA. Ka qenë eksperte për buxhetin e bashkisë dhe procedura të tjera financiare.
KOHA JONË SONDAZH

