Drejtoria e Burgjeve përgënjeshtron prokurorin Olsi Dado: Ju thamë se Veliaj është i padënuar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përgënjeshtruar deklaratën e SPAK-ut, e cila më herët kishte thënë se gjendja gjyqësore e kryebashkiakut Erion Veliaj si “i dënuar” kishte ardhur nga certifikata e dërguar prej drejtorisë së burgjeve. Në njoftim thuhet se Veliaj rezulton i padënuar në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore. Drejtoria e Burgjeve i kanë kthyer përgjigjet SPAK-ut më parë se Veliaj është i padënuar, teksa mbetet e dyshimtë pse prokurori Ols Dado në akuzë shkruan se i pandehuri është i dënuar më parë.

“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?