Dua Lipa merr urim special për ditëlindje nga kryebashkiaku Erion Veliaj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen e 29-të. Në këtë ditë të rëndësishme një urim të veçantë ka marrë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të shkrepur gjatë një prej vizitave që ylli i muzikës botërore ka bërë në bashkinë e Tiranës, ku kryetari i ka dhuruar targën simbolike “Dua 100”.
“Gëzuar ditëlindjen goce @dualipa”, shkruan Veliaj krahas fotos.

SHKARKO APP