Duka: Nëse vijon me këtë qeverisje, Rama nuk mund ta mbyllë 4 vjeçarin

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, theksoi se qeveria nuk mund të nisë negociata me banorët e Kukësit pa u liruar nga burgu 11 protestuesit.

Sipas tij protesta ishte e drejtë, pasi Rama shkeli në kallo qytetarët.

“Shkak i protestave ishte ajo taksë e padrejtë. Të gjithë ata që dolën në protestë dolën për të kërkuar të drejtën. Prandaj as ata 11 nuk duhet të jenë në burg. Pra ose të gjithë ose asnjëri. Ne nuk mund të rifillojmë negociatat me banorët e zonës pa nxjerrë më parë nga burgu ata të 11”, deklaroi Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandati i Ramës

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edi Rama nuk mund ta mbyllë 4 vjeçarin, nëse vijon me këtë qeverisje”. Kështu deklaroi në vijim, kreu i PAA-së, Agron Duka.

I pyetur se si mund të rrëzohet qeveria “Rama”, Agron Duka u shpreh se ekonomia e dobët dhe keqqeverisja do ta çojnë drejt rrëzimit këtë mazhorancë.

“Unë gjykoj që ajo që e rrëzon Ramën është keqqeverisja dhe ekonomia e vendit. Nëpërmjet kësaj qeverisjeje nuk lulëzon ekonomia e vendit. Mendoj se Rama e ka shumë të vështirë të mbyllë 4 vjeçarin, sepse ka probleme të mëdha ekonomike. Por, gjithashtu, duhet që edhe opozita të shfrytëzojë rastin”, deklaroi Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?