Duka nga Kolonja akuza Ramës: Po bëhen presione për votën

Edhe pak ditë nga ndajnë nga zgjedhjet vendore për kreun e ri të Bashkisë së Kolonjës. Në një takim me elektoratin, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka akuzon Kryeministrin Rama, kjo për cënim të kësaj fushate.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Duka ka theksuar se investimet elektorale të koalicionit të majtë janë forma të pamoralshme dhe të parregullta për të marrë votën.

“Punonjës të administratës publike kryesisht në qytetet Ersekë dhe Leskovik, po ndihen të kërcënuar, teksa Partia Socialiste po i imponon që me çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo simbole të veçanta në fletët e votimit”,-pohoi Duka në denoncimin e tij, ndërsa i bëri thirrje KQZ-së që të nxjerrë një udhëzim të veçantë për mënyrën e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas PAA-së së Dukës, qeveria duhet të ndalë forcën e pushtetit dhe të mos urdhërojë drejtorët rajonalë të bëjnë fushatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke siguruar për fitoren e kandidatit të djathtë për Bashkinë e Kolonjës Dritan Hajro, Duka iu kërkon institucioneve që të reagojnë. “Nuk ndikohemi nga asnjë presion, apo dhunë, përkundrazi të tilla veprime na bëjnë edhe më të vendosur për fitore”-përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?