Duka: Qeveria Rama rrezikohet nga zgjedhjet e parakohshme
Sinjalet e politikës për zgjedhjet lokale të 2019, janë shtuar ditët e fundit. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se vendi rrezikohet nga zgjedhjet e parakohshme, duke marrë shkas nga situata politike në vend. Mes të tjerash Duka tha se PAA-ja do të garojë nën siglën e saj në zgjedhjet lokale.
”Mendoj se mund të kalohet në zgjedhjet të parakohshme. E pashë edhe në Shkodër. Qeveria për shkak të vendimeve të gabuara ka pasur konflikte me banorët e Kukësit, me artistët e Teatrit Kombëtar, me biznesin e vogël. Ndaj mendoj se nuk janë të ekuilibruara. Dhe mund të sjellin edhe zgjedhje të parakohshme”, tha Duka në studion e ”News 24”.
Duka u ndalur tek marrëveshja e 17 majit, aty ku Basha dhe Rama arritën një konsensus politik, ku opozita doli nga protesta dhe u fut në zgjedhjet e 25 qershorit.
”Kemi qenë iniciator me zotin Mediu, që Basha të takohet me Ramës për marrëveshjen. Tashmë do shohim sesa vlejmë për zgjedhjet vendore. E para ka një farë vakumi, një lloj konsumi nga maxhoranca. Nëse punohet do ketë rezultat, produkt. Po punove pritshmëritë që i vë vetes, do realizohet. Nëse ktheheshim pas, unë do bëja të njëjtin veprim. Ishim përball dy alternativave. Nëse ju kujtohet, PD dhe aleatët nuk hyn në zgjedhje dhe po tentohej që të shkohej veç me një parti. Boll marrëveshja, pasi zgjedhjet u dhunuan, po ta krahasojmë me atë që mund të ndodhte, ne bëmë ç’mundëm. Ne si parti u penalizuam”, pohoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

