Dule: Të gjithë dhanë dorëheqjen, vetëm timonieri i madh është mbërthyer me thonj pas karriges

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një postim në tëiter duke komentuar situatën politike në vend, dhe mungesën e vullnetit politik nga Rama për të dhënë dorëheqjen pas dështimit në hapjen e negociatave, shkruan se gjatë 6 muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen nga detyra disa kryeministra, vetëm timonieri i madh duke iu referuar Ramës, nuk jep dorëheqjen

“Gjatë 6 muajve të fundit: Kancelari i Austrisë Kurz, pas publikimit të një video-skandali të zv/kancelarit, shpalli zgjedhje te parakohshme. Cipras, pasi partia e tij Syriza humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërmorri të njëjtin akt.

Fillimisht Theresa May dha dorëheqje, ndersa tani pasuesi i saj Boris Johnson shpalli zgjedhje te parakohshme ngaqë deshtuan me Brexit. Edhe Zaev në zgjedhje para 10 ditesh pas -Jo-së për negociatat. Sot, pas protestave disaditore, edhe Hariri i Libanit dha dorëheqje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm Timonierin tonë të Madh nuk ka deshtim a skandal që e tut! I mbërthyer me dhëmbë dhe thonj pas karriges!”, shprehet Vangjel Dule.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?