Duma: Ka nisur mosbindja civile, në të gjithë Shqipërinë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur në lidhje me protestat që po organizon Partia Demokratike. Në një intervistë për Ora News, Duma deklaron se të gjithë kanë filluar të reagojnë kundër qeverisë, duke filluar që nga biznesi i vogël.

“Mosbindje civile është një mjet demokratik, që ti themi qeverisë se është e detyruar që të mbaj përgjegjësitë e veta. Mos bindja civile po i bindet realitet të shqiptarëve. Pasi shqiptarët nuk kanë me çfarë ti paguajnë këto taksa. Ajo që ndodhi në Kukës do të ndodhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Duma.

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë po ndodh në PD sot në këto orë organizimi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk janë orë organizimi, por ajo që pritet në ditët në vijim, që nga bizneset e vogla deri tek grupe të tjera kanë filluar të reagojnë.

Çfarë është mos bindje civile dhe kujt i shërben?

Mosbindja civile është një nga mënyrat e demokracisë. Dhe qeveria e ka pranuar që nuk ka bërë asnjë informim dhe as referendum. Po ashtu qeveria ka rritur të gjitha taksat kombëtare.

Mosbindje civile është një mjet demokratik, që ti themi qeverisë se është e detyruar që të mbaj përgjegjësitë e veta. Mos bindja civile po i bindet realitet të shqiptarëve.

Pasi shqiptarët nuk kanë me çfarë ti paguajnë këto taksa. Ajo që ndodhi në Kukës do të ndodh në të gjithë Shqipërinë.

PD është kundër modelit, apo kundër mënyrës së vendosjes së kësaj takse?

Jemi kundër menaxhimit të tarifimit. Ne po themi që shqiptarët nuk e përballojnë dot këtë tarifë epur rrugën.

Në duhet të shkojmë drejt motivimit të ekonomisë.

Të enjten çfarë do të ndodh, do të ketë bojkot në Kuvend?

Të enjten nuk di të ketë bojkot apo jo. Unë do të jem pranë qytetarë për të kuptuar si një mbështetje për ta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?