E padëgjuar/Në Londër nuk ka karburant për makinat

Londra vazhdon të ndeshet me mungesa karburanti për disa ditë me radhë, për shkak se nuk ka shoferë kamioni që të bëjnë transportin. Pavarësisht se qeveria ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndajen e karburantit, situata në Londër është kaotike. Sipas ekspertëve duhen më shumë se 10 ditë kohë që situata të normalizohet.

Kriza e karburantit shkakton zemërim në Londër 
Në Londër, blerja e karburantit mes panikut për mungesa të tij, shkaktoi skena kaotike. Në dhjetëra pika karburantesh kishte radhë automjetesh që prisnin të furnizoheshin.

“Kjo është e treta pikë karburanti që po qëndroj. Është thjesht e tmerrshme. Asgjë që mund të bësh, vetëm të presësh”, thotë Nik Sakutov, drejtues automjeti.

Zinxhirët e furnizimit të Britanisë me mish, benzinë, deri te ilaçet dhe qumështi, janë vështirësuar nga mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të Brexit dhe pandemisë së koronavirusit.

Megjithëse qeveria ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndarjen e karburantit, situata në Londër mbetet kaotike.

“Nuk mund të gjeni askund karburant. Kam kontrolluar kudo dhe nuk kishte. Shpresoj të gjej këtu”, thotë Thomas Hewett Jones, drejtues automjeti.

“Kam kaluar në 5 pika karburanti, të gjitha janë të mbyllura. Kështu që nuk e di se çfarë do të bëjë. Nuk e di kush e ka fajin, por është çmenduri që po ndodhin gjëra të tilla. Unë thjesht mendoj se është qesharake. Njerëzit si unë kanë një punë për ta bërë, kështu që është e vështirë”, thotë David Ebrey, nj tjetër drejtues automjeti.

Shoqata e Shitësve me Pakicë të naftës thotë se 22% e pikave të karburantit në juglindje të Londrës ishin pa karburant. Sipas drejtorit të kësaj shoqate mund të duhet një javë deri në 10 ditë kohë për t’u kthyer në normalitet.

Qeveria ka mohuar vazhdimisht se kriza e karburantit ka të bëjë me Brexit dhe e ka konsideruar mungesën e shoferëve të kamionëve për shpërndajen e karburantit si një problem global, megjithëse fqinjët e tjerë evropianë nuk e kanë këtë krizë.

SHKARKO APP