FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe Vangjel Dule në SHBA, takon kongresmenët grekoamerikanë

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, i ndodhur në washington me ftesë të Komitetit të Kongresit të SHBA për ceremonitë e inaugurimit të Presidentit Trump, mori pjesë mbrëmë në darkën e organizuar nga komuniteti grekoamerikan për nder të Kryepeshkopit Dhimitrios dhe në mirënjohje të anëtarëve të vetë që emërohen në pozicione të larta drejtuese në administratën e re dhe më konkretisht: Reince Priebus, shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, George Gigicos, drejtor i protokollit të Presidencës si edhe Kongresmenit të njohur republikan Gus Billirakis.

Dule pati rastin të njihet nga afër me drejtuesit e lartë të administratës së re dhe t’u shprehë atyre urimet me te përzemërta për performancë të suksesshme individuale sikurse edhe me gjere realizim të pritshmërive të qytetarëve amerikane nga Presidenca Trump.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, objekt i bisedave të zotit Dule me personalitetet e nderuara, ashtu edhe me Senatorë dhe Kongresmenë të tjerë të pranishëm ne aktivitet, ishin situata politike në Shqipëri, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi  dhe atyre te minoritetit etnik grek në veçanti si edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?