Edi dhe Linda Rama te komedia “PROFESIONISTI” i regjisorit Leka Bungo
Nga Daniel Muçaku-
Sonte në Teatrin Kombëtar të Tiranës (Arturbina) u shfaq komedia e trishtë “PROFESIONISTI”, vepër e dramaturgut të shquar serb Dushan Kovaçeviç, përkthyer nga artisti i njohur, Timo Flloko.
Komedinë e ndoqi edhe Edi Rama bashkë me bashkëshorten, Lindën.
Regjisor është i mirënjohuri, Leka Bungo (Nderi i Kombit ). Salla e Arturbina ishte plot e përplot, aqsa jashtë radha për bileta ishte deri të rruga që të çon te Liqeni.
Ndërkohë në sallë intërpretimi i jashtëzakonshëm nga “Mjeshtri i Madh” Viktor Zhusti, një nga aktorët më të shquar të ekranit dhe skenës shqiptare, çoi në këmbë disa herë artdashësit që ndiqnin komedinë. Edhe kryeministri me bashkëshorten ishin pjesë e duartrokitjeve të vazhdueshme.
Ndërsa aktori Astrit Hasani në rolin e Teos, drejtor i shtëpisë botuese, ishte i talentuar në intërpretim dhe që jepte zë sallës me diksionin e tij të luajtur mjeshtërisht.
Komedia trajton një nga temat më të mprehta të shoqerisë, siç është ajo e hapjes së Dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit komunist. Ajo është shkruar nga Kovaçiç, por ishte tamam si në ngjarjet e kohës së komunizmit në Shqipëri.
Edhe aktorët e tjerë si Artan Islami në rolin e shkrimtarit dhe Matilda Avduli në rolin e Martës kompletonin atë që thuhet intërpretim i jashtëzakonshëm. Skenografia ishte nga Drini Shehu.
Javën e ardhshme komedia do të luhet në Athinë për shqiptarët e atjeshëm. E gjitha kjo në Athinë nën kujdesin e ambasadores shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga dhe shoqatës “Apollonia”.