Edi Paloka: Me këtë që po bën Rama e meriton një fund si Gadafi!
Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë për Gazetën “Koha Jonë” se me deklaratat e djeshme mbi Reformën zgjedhore Rama eliminoi tryezën dhe konfirmoi se është ulur i detyruar në tryezë dhe ka dërguar atje Gjiknurin sa për të luajtur rolin e radhës.
“Në këto kushte, kryeministri më i urryer nga shqiptarët, duhet të bëhet gati, meqë gjithë kohën ka bërë vetëm spektakël, e meriton dhe një fund spektakolar. Ai ka në dorë të zgjedhë vetëm se si do largohet; me votë të lirë apo si Gadafi”, u shpreh mes të tjerash Paloka.
Pyetja e Koha Jonë drejtuar nënkryetarit të PD, Edi Paloka: Çdo të thotë për Ju prishja e konsensusit për Reformën Zgjedhore nga Kryeministri? Dhe si do reagoni ndaj këtij veprimi të mazhorancës?
Përgjigjja: Me deklaratat e djeshme mbi Reformën zgjedhore Rama eliminoi tryezën! Praktikisht ai konfirmoi se është ulur i detyruar në tryezë dhe ka dërguar atje Gjiknurin sa për të luajtur rolin e radhës. Rama as ka patur e as nuk e ka ndërmend të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.
Në këto kushte, kryeministri më i urryer nga shqiptarët, duhet të bëhet gati, meqë gjithë kohën ka bërë vetëm spektakël, e meriton dhe një fund spektakolar!
Ja kemi bërë të qartë dhe më parë, ai ka në dorë të zgjedhë vetëm se si do largohet; me votë të lirë apo si Gadafi.