Edi Paloka nga Durrësi: Fitorja do të konfirmohet, momenti që të shohim nga e ardhmja
Nënkryetari i PD-së dhe drejtues politik në Durrës, Edi Paloka në një dalje mediatike nga selia e PD-së në degën e këtij qarku, tha se fitorja do të konfirmohet.
“Është momenti që të shohim nga e ardhmja, të projektojmë të ardhmen tonë. Të falenderojmë të gjithë ata që gjatë gjithë kësaj kohe punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Prandaj falenderime të mëdha për të gjithë. Jam i bindur se edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjitha procedurave. Faleminderit”,-tha Paloka ndër të tjera.