Edi Paloka paralajmëron largime të reja nga PS në Durrës
Nënkryetari i PD-së, njëherësh edhe drejtues politik i PD në Durrës, Edi Paloka këtë të hënë ka paralajmëruar largime të reja nga PS-ja në këtë qark, e që i bashkohen PD-së. Duket se PS-ja në këtë qark është e lëkundër, pasi edhe më herët është thënë për largime.
Në takimin e radhës me banorë të zonës së Arapaj, ai tha se ”Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prapë, të cilët janë dhe në punët të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën. Deri këtu ka arritur puna, kur ikin ata dhe e kanë kuptuar që me Ramën nuk vazhdohet, pjesa tjetër që kanë 8 vjet që provojnë në kurriz “pushtetërimin” e tij, nuk duhet të kenë dilema”.
Po ashtu Paloka në përfundim të takimit theksoi se tashmë janë mazhorancë, ata të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe se me 25 prill, duhet të votojnë për këtë ndryshim pasi ndryshimi është i sigurtë që do të vijë