Edi Paloka status inaçor ndaj Selamit dhe Bregut
Qëndrimi i Eduard Selamit dhe fitorja e Majlinda Bregut, për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimuit Rajonal, ka nxitur një reagim inaçor të nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.
Mes rreshtave të statusit të shkurtër në facebook, Paloka thotë se në kohën kur ishin në kuvend, emri ju dëgjonte vetëm kur Rama kërcënonte se kishte vota të deputetëve të PD-së, pasi nuk folën asnjëherë kundër Kryeministrit.
”Katër vite në Parlament, asnjë fjalë kundër Ramës. Demokratët emrin ju a dëgjonin sa herë që Rama kërcënonte se i kishte votat edhe të disa deputetëve demokratë për të miratuar çdo gjë në Parlament, edhe nëse PD-ja ishte kundër”,-shkruan nënkryetari i PD-së në kuvend.
Më tej, deklarata e disa ish-deputetëve, se PD është bërë si PS-ja, madje janë bashkë për ”punët e këqija”, për Palokën tregon mbështeje kur Rama është në ditë të zezë. Me ironi ai thotë se ndonjë ditë, një tjetër ish-deputet i PD-së do të fitojë garën në OKB.
”Demokratët e thjeshtë, ata që i kanë votuar, që vetëm kanë sakrifikuar e kurrë përfituar, janë aty e shohin. Prit kur të shohim ndonjë lajm tani që një tjetër ish-deputet i PD-së fitoi garën për në OKB. Faleminderit Edvin”,-shkruan Paloka.
Reagimi i Edi Palokës
Katër vite në Parlament, asnjë fjalë kundër Ramës. Demokratët emrin ju a dëgjonin sa herë që Rama kërcënonte se i kishte votat edhe të disa deputetëve demokratë për të miratuar çdo gjë në Parlament, edhe nëse PD-ja ishte kundër.
Sot na thonë se qenkemi njësoj me Ramën, madje ”për punët e këqija” qenkemi bashkë. Sa herë Rama është në ditë të zezë ”çuditërisht” dalin nga hiçi këta.
Ndërkohë demokratët e thjeshtë, ata që i kanë votuar, që vetëm kanë sakrifikuar e kurrë përfituar, janë aty e shohin. Prit kur të shohim ndonjë lajm tani që një tjetër ish-deputet i PD-së fitoi garën për në OKB. Faleminderit Edvin.
KOHA JONË SONDAZH

