FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Paloka: Thjesht pazar! Vendimi për të liruar Alqi Bllakon u mor ditën që ai është dorëzuar

Nga Edi Paloka

Vendimi për të liruar Bllakon është marrë ditën që ai është dorëzuar. Pazari është i thjeshte, ai i përhershmi i Ramës me ushtarët e tij të krimit e korrupsionit: na ka dalë boja prandaj ti do bësh pak burg dhe do heshtësh, unë me drejtësinë “e reformuar” do të të nxjerr pas disa muajsh dhe të dy do vazhdojmë të gëzojmë milionat dhe pushtetin.
Ndërkohë, a i pa apo dëgjoi njëri këtë here Ramën e Yurin të akuzojnë drejtësinë për këtë vendim skandaloz? Ata që për çdo përgjegjësi te qeverise, e gjeje fajtorin tek drejtesia , dikur e pareformuar, (madje dhe per kullat “misterioze” ne mes te Tiranes, fajin e ka ish-drejtesia). Po per kete vendimin skandal te drejtesise “se reformuar” pse nuk foli askush?!
Per fat te keq edhe ndonje nga keta koleget tane qe tani takohen me shume me Yurin se me ata qe i kane zgjedhur ( ne fakt me demokratet nuk takohen) nuk i ve me emrin e vertete ; “drejtesi e kapur” , po e quan “drejtesi e brishte”…Kujdes se keshtu e do Yuri…ashtu siç e do dhe Rama!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?