FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama ikën në Itali me Dakon

PD dhe LSI kishin paralajmëruar dje se, sot, nuk do të lejonin futjen e kryeministrit Rama në sallën e Kuvendit, pasi Byroja e Kuvendit nuk e dënoi kryeministrin për fjalorin fyes kur tha se “popullit nuk i ngrihet….”, ndaj dënimin për shkeljen e Rregullores së Kuvendit, do ta bënin vetë deputetët e opozitës. Do të bënin bllok në hyrje të seancës si dhe në karriket e qeverisë, duke mos lejuar uljen në karriken e kryeministrit, të Edi Ramës. Kjo do të sillte sot konflikt fizik në parlament, ndaj Gramoz Ruçi, si njeri me thinja dhe profesor i vjetër i politikës, i ka sugjeruar kryeministrit të sajojë ndonjë vizitë jashtë që të justifikohet mos prezenca e kryeministrit në Kuvend dhe që të mos precipitojë keq situata mes deputetëve.

Edi Rama, ka thirrur Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit dhe i ka kërkuar dje në drekë një vizitë urgjente në ndonjë bashki të Italisë.

-Fola me ata të Ferrarës, zoti Kryeministër!- i ka shpjeguar Dako në telefon- Po na presin, hajde të nisemi urgjent.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Ore nuk të kërkova garë në Formula Uno qe me thua Ferrari, ore Gjush! Por një qytet që të ikim sonte e të dalim në ERTV.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Po pra në Ferrara, Edi. Eshtë qytezë, por na presin!- foli Gjushi si gjithmonë që e ka 12 sahatin.

Dhe vrapuan dje për në aeroport.

-Hajde dhe ti Niko,- i thotë ministrit të bujqësisë, kryeministri dhe as nuk e lë të shpjegohet.

-Po unë jam me atlete dhe rroba sportive tani…- po shpjegohej Peleshi.

-Hjade ore nisu, lëri këpucët se ti blejë unë në Ferrara- i bërtiti Gjushi, ministrit.

Në darkë dolën live në ERTV nga Italia në një zonë të Emilia Romania.

-Bravo!- u telefonoi Gramoz Ruçi-Ikët si trima italianë! Nuk ka kush iu akuzon se nuk qëndruat ballë për ballë me opozitën. Atje rrini ca ditë.

-Po zoti Ruçi, i mbajë unë një javë këtu në Emilia Romania- bërtiste dhe kënaqej Gjushi nga ana tjetër e telefonit.

-Po ç’doni në Rumani ore?!- pyeti Ruçi.

-Jojo, Emilia Romania është në Itali.

Dhe me kaq u qetësua edhe vetë Lulzim Basha kur pa ERTV. Nuk do të kishte përballje me kryeministrin. Edhe Luli ra në qetësi dhe tha me vete “shpëtova”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?