Edi Rama në varrezat katolike të Shkodrës: Këtu nisi historia e ndryshimit të madh!

 
 
Në 25 vjetorin e meshës së parë katolike, pas rënies së diktaturës, kryeministri Edi Rama tha së nga këto varreza nisi ndryshimi i madh i historisë së Shqipërisë. Dom Simon Jubani ka qenë pararendës i këtij ndryshimi, tha kreu i qeverisë, që përmendi se kishte qenë vetë i pranishëm në këtë meshë, 25 vite më parë.
 
“Historia mund të shkruhet gjithsesi dhe sidoqoftë mbi historinë, ata të cilët e jetojnë kanë këndvështrime të ndryshme, por unë hyj ndër ato që besoj se historia e madhe e ndryshimit në Shqipëri filloi atë dite, këtu dhe pararendësi I parë I saj, ishte Dom Simon Jubani. Në imazhe dhe në simbole që janë ekonomia e fjalëve të pathëna e të pashqiptueshme për nga forca që mbartin, ç’ka ndodhi ne fund të vitit 1990, në nëntor këtu, nuk mund të ndodhte në asnjë vend, përveçse këtu.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?