Edi Rama sulmon Topallin

Diskutimet për buxhetin faktik në Kuvend devijuan në debate mbi shpenzimet e luksit. Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj akuzave të opozitës, që e cilësuan një “turist”, që keqpërdor paratë e taksapaguesve.

“Sa për turist, turiste ka qenë ish –kryeparlamentarja. I ka kushtuar taksapaguesve 180 mijë euro për udhëtimet jashtë. I ka kushtuar për qarkullimin  brenda vendit 160 mijë dollarë. Vetëm makinat e saj kanë kosnumuar 124 mijë litra karburant. I Bie që të 4 makinat që ka pasur kanë harxhuar nga 20 litra në ditë. I bie që na paska bërë 160 kilometra rrugë çdo ditë, brenda vendit. I lini punë opozitës, se kjo që bëni nuk është punë. Shpif shpif se diçka do mbetet. Por, ju përgjgjen do e merni siç e morët në 2013-ën. Ka shumë gjëra që mund të krtikohemi, ka shumë gjëra që ju realisht mund të kritikoni, por është e kotë, sepse ju skeni asnjë dëshirë. Ju skeni as program, dhe mbi të gjitha ju nuk keni asnjë brehje ndërgjegje dhe gënjeni, shpifni, shpifni”- tha kreu i mazhorancës.

Rama i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për mosmbajtjen e premtimeve elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa për premtimet, lërjani shqiptarëve t’i gjykojnë se për premtimet unë s’ju jap llogari juve. Llogarinë e keni te zgjedhësit. Zgjedhjet janë bërë vetëm pak muaj më parë, bëtë thirrje të kthehej në referendum, dhe e parë fundin e referendumit. Dhe këtu do jemi, do ta shikojmë prap. Në vitin 2014 të ardhurat u rritën me 395 mln dollarë. Janë më shumë se keni mbledhur juve në 5 vite. Të ardhurat e buxhetit, arritën 26.3 % të PBB, ndërkohë që juve e latë qeverinë me një shifër qesharake, 24.1 % të PBB. Kjo ëhstë shifra më e ulët. Në 2014, në shlyem 340 mln dollarë borxhe tuaja, të mara me dhunë nga kompanitë e kontraktuara për punime apo shërbime publike. Dhe faktikisht, filluam procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarit. ” -tha më tej Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?