Edi Rama te “Chatham House”: Presion mbi median?! Jo, se unë kam akoma vraga në kokë për shkrimet që botoja

Gjatë gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama është pyetur në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “Chatham House” nga gazetarët e BIRN.

Gazetarja e BIRN: Një pyetje nga BIRN. Disa organe shtypi i kanë thënë organizatës sime që liritë e shtypit kanë pësuar përkeqësim. Gazetarët nuk lejohen që të bëjnë pyetje të vështira dhe ndërkohë, televizionet e mëdha janë gjobitur. Kur BIRN pyeti qeverinë për arsyet, qeveria u përgjigj se çështja ishte teknike. A nuk është liria e shtypit thelbësore për funksionimin e demokracisë? A mund ta komentoni?

Edi Rama: Ju thoni diçka që është gënjeshtër. Organet mediatike gjobiten në Shqipëri? Më jepni një shembull. Ah pronarët e medias, që janë pronarë kompanish, që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal, apo pronarët e mediave që nuk paguajnë për vite qiranë e objekteve publike dhe janë në gjyq për këto objekte, janë dy gjëra të ndryshme. Ti do që unë të paguaj qiranë se unë jam kritik? Ti do që unë të paguaj taksat dhe tatimet se unë jam kritik? Janë gjera ndryshe! Duhet të paguash sigurimet shoqërore, tatimet, që nuk e bën, duhet të paguash qiranë që nuk e bën, të ndërtosh në mënyrë të ligjshme, ndaj më vjen keq, por duhet të përgjigjesh si çdo qytetar tjetër. Ti nuk ke imunitet në emër të lirisë që të bësh gjithçka do pas ekranit. Ajo se çfarë bën në ekran është puna jote. Ne nuk kemi gjobitur asnjëherë një media, edhe pse duhet. Edhe pse ka një problem të madh me pagat e gazetarëve. Shkoni dhe shihni pagat e gazetarëve dhe shqetësohuni pak më tepër për ta, pasi janë të nënpaguar. Paguhen shumë me para në dorë, e kështu me radhë. Ka një problem të madh me këtë përzierje mes lirisë së medias dhe lirisë për të mos vepruar në përputhje me ligjin në emër të të qenit pronar i medias. Kjo nuk do të tolerohet! Thoni çfarë të doni. Nuk do tolerohet. Është toleruar për një kohë të gjatë dhe ka qenë e gabuar. S’do të ndodhë! Kjo gjëja që gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje të vështira, nuk është e vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarët mund të drejtojnë çfarëdo pyetje që duan, mund të jenë si të duan. Nuk është kjo. Është e qartë. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës në Shqipëri. Kam ende vraga në kokë. Kështu që epërsia morale dhe leksionet nga gjithkush që ka një laps dhe i thotë vetes ‘gazetar’, nuk i pranoj. Por kemi pikëpamje të ndryshme. ideja është se ti j kryeministër dhe s’duhet të kesh pikëpamjen tënde dhe gazetari të ketë shumë pikëpamje, nuk e pranoj. Shkruani ça të doni, lapsin e keni ju. Por kur flisni me mua, unë s’do e pranoj”- tha kryeministri Rama në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?