Edi Rama: Vangjush Dako është miku im dhe se DASH nuk më përcakton dot miqësitë e mija!

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu kryeministri Rama përveç përplasjeve me gazetarët në studio e akuzave të tyre se PS-ja ka lidhje me persona të inkriminuar, ai u shfajësua edhe nga pyetja e drejtuesit të emisionit se pse bashkëpunon dhe mban afër persona që Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) i ka dënuar duke mos i lejuar të hyjnë në SHBA.

Ndër të tjera kryeministri Rama tha se ai ndjehet i nderuar se ka patur, ka e do të ketë mik Vangjush Dakon. Dhe kur Fevziu i theksoi se ai ka akuza të rënda nga DASH, prapë kryeministri insistoi duke e mbrojtur ish-kryebashkiakun, bile shtoi se nuk pyes DASH për miqësitë e mija!

Po kështu e akuzuan në studio se po shkel Kushtetutën dhe ligjet. Kryeministri nuk pranoi asnjë akuzë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?