Edmond Spaho: Nuk është kjo demokracia. Po shkojmë drejt diktaturës
Edmond Spaho ka komentuar vendimin për 23 të ndaluarit në protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së thotë se seanca duhet të ishte e hapur. Ai karahasoi procesin ndaj ish-ministrit Tahiri dhe burgosjen e qytetarëve nga Kukësi duke thënë se kjo është diktaturë.
“Seanca në Shqipëri janë të hapur, sipas ligjit. Vetëm nëse ka informacione sensitive bëhet një kërkesë për seancë të tillë, dhe merret vendim. Por nuk kishte një vendim ë tillë. Dhe ne nuk u lejuam.
Nga rruga Mylsym Shyri deri në krahun tjetër të Lanës, rruga ishte e rrethuar me polici. Nuk lejoheshin as kalimtarët të ecnin.
A thua çfarë procesi po zhvillohej. Edhe mua më lejuan vetëm pasi i tregova kartën e deputetit.
Të gjitha ndenjëset në sallën e gjyqit ishin të mbushura me policë të armatosur. As bëhej fjalë për familjarët të ndodheshin aty. S’na lejuan as ne deputetëve.
U detyruam të telefonojmë kreun e Policisë së Shtetit të largojë policinë, dhe të na lejojë që të ndjekim seancën.
Sjellja e policisë në sallën e gjyqit ishte tërësisht e papranueshme. T’ju vijë zor. Nuk është ky shteti që duam. Nuk është kjo demokracia.
Gjatë zhvillimit të gjyqit rrethuan gjysmën e vendit me polici, diktaturë është kjo. në gjykatë u ushtrua dhunë nga policia.
Të gjithë janë arrestuar në datën 31 pas orës 02:00 t mëngjesit, i kanë marrë pa këpucë, në sy të fëmijëve, i kanë dhunuar, dhe i kanë sjellë në Tiranë.
Duhet në radhë të parë të shohësh pamjet, të përgatisësh provat dhe pastaj të lëshosh urdhër-arrestet.
Për asnjërin nga ata 23 të arrestuarit nuk ka urdhër arreste personale.
Protestuesit u provokuan, o goditën me shkop gomë, madje u goditën me gurë, a keni dëgjuar të procedohet ndonjë polic.
Pse procedohen vetëm qytetarët. Ky është shteti? Lënë të lirë trafikantët, dhe arrestojnë ata që janë pa para, pa bukë.
Nesër qytetarët kanë lajmëruar që do të protestojnë kundër kësaj qeverie.
Ne do të jemi tek qytetarët. Kudo ku ka mosbindje civile do të jemi pranë”, tha deputeti Edmond Spaho.
KOHA JONË SONDAZH

