Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/Spaho: Rama nisi burgosjet politike, kaosin e shmang vetëm…

Intervista E hënë, 27 Shtator 2021 02:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho: Do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në këtë vend

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

“Shmangja e kaosit është në duart e maxhorancës”. Kështu shprehet nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, në një intervistë për “Koha Jonë”. Ai thotë se zgjidhja e krizës vjen nëse kjo qeveri do të zëvëndësohet nga një qeveri kalimtare, e cila sipas tij, “do të punojë për të plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme e më pas të zhvillohen ato”. Opozita ka 6-të muaj që është në protestë dhe deri më tani, 1 mijë qytetarë dhe zyrtarët të sajë janë shoqëruar, proceduar penalisht. Për nënkryetarin e PD-së, reagimi kafshëror i zyrtarëve të policisë dhe qeverisë ndaj protestave, përdorimi i lëndëve kimike, burgosja në kundërshtim me ligjin, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Spaho nga ana tjetër, thotë se kokfortësia e Ramës dhe frika që ai ka nga pasojat me të cilat mund të përballet, po e çon vendin në një situatë tejet të rrezikshme. “Janë faktorët e brendshëm ata të cilët do të diktojnë daljen nga kaosi ku po na fut Rama dhe njerëzit rreth tij, sikurse ka plot miq të vërtetë të Shqipërisë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhjen. Kokëfortësia e Ramës dhe frika që ai ka nga pasojat me të cilat mund të përballet, po e çon vendin në një situatë tejet të rrezikshme nga e cila i humburi i madh do të jetë vetë Rama”.

Për protestën e sotme, ai thotë se: “Do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në këtë vend. Do të jenë përballë qeveritarët hajdutë, kriminelët, policët dhe administrata e korruptuar, oligarkët dhe gjithë stani i Ramës dhe Rilindjes, kurse përballë do të kenë qytetarët e këtij vendi që duan demokraci të vërtetë dhe të shkojnë drejt Europës. Në përballje të tilla gjithmonë kanë fituar qytetarët”.

Pas përplasjeve në shumicën e KZAZ-ve në vend, vendi është në kaos dhe në prag të shpërthimit të konflikt civil. Qeveria akuzon opozitën si përgjegjëse të asaj që po ndodhë. Ka ndonjë mënyrë sesi mund të shmanget më e keqja?

Nuk është opozita përgjegjëse për çka po ndodh por Rilindja. Pas publikimit të përgjimeve, sot askush nuk ka dyshim që zgjedhjet janë vjedhur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe qeveria është ilegjitime. Qytetarët reagojnë pasi ju është vjedhur e drejta e votës me të cilën mund të bëjnë ndryshimin. Njerëzit ndjehen të dëshpëruar për ç’ka ka ndodhur në zgjedhjet e fundit por edhe të egërsuar sepse mund të ndodhë përsëri, prandaj reagojnë me çdo mjet të mundshëm. Shmangja e kaosit është në duart e maxhorancës. Kjo qeveri duhet të zëvëndësohet nga një qeveri kalimtare e cila të punojë për të plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme e më pas të zhvillohen ato. Kështu do të ndodhte në çdo vend normal dhe demokratik kur qeveria zihet me presh në dorë duke vjedhur. Skandali më i madh se sa vetë vjedhja e zgjedhjeve është reagimi i të përfshirëve në këtë aferë të cilët e konsiderojnë atë normale dhe të gatshëm ta bëjnë prapë.

Që nga nisja e protestave të opozitës janë gati 1 mijë qytetarë të arrestuar, shoqëruar dhe në procedim penal për protestat. Keni deklaruar se kushdo që dënohet për pjesëmarrjen në protestat e opozitës do të marrë statusin e të dënuarit politik. Por qytetarët që janë helmuar me gaz dhe janë dhunuar në tubime duan të dinë: do të ndëshkohen ndonjëherë zyrtarët e policisë dhe qeveritarët që dhanë urdhrat për dhunimin dhe burgosjen e tyre?

Kjo tregon se sa i madh është zemerimi por edhe vendosmëria e qytetarëve për ti shkuar çështjes deri në fund. Sigurisht këto janë burgosje politike me qëllim frikësimin dhe trembjen e qytetarëve dhe të opozitës. Si mund të hetosh në “arrest me burg” dikë që proteston dhe është i pakënaqur me qeverinë e tij dhe të ndjekësh në gjendje të lirë Tahirin, i cili akuzohet për formim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, apo Gjiknuri, Manja, Ndreu dhe të tjerë të cilët janë zënë në krim elektoral dhe nuk ju hyn gjembi në këmbë. Reagimi kafshëror i zyrtarëve të policisë dhe qeverisë ndaj protestave, përdorimi i lëndëve kimike, burgosja në kundërshtim me ligjin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Ne i kemi paralajmëruar se të gjithë ata zyrtarë policie, prokurorë, gjykatës dhe kushdo tjetër që bëhet pjesë e lojës së pisët të Ramës, do vijë dita që do mbajnë përgjegjësi ligjore për çfarë po bëjnë dhe do të ndëshkohen. Ata këtë duhet ta marrin shumë seriozisht.

10 ditë na ndajnë nga 30 qershori dhe tensionet sa vijnë dhe rriten duke sjellë kosto për vendin dhe qytetarët. Si e shihni faktin që ndërkombëtarët, ndryshe nga herët e tjera, kanë qëndruar larg nismave serioze për zgjidhjen e kësaj krize?

Janë faktorët e brendshëm ata të cilët do të diktojnë daljen nga kaosi ku po na fut Rama dhe njerëzit rreth tij, sikurse ka plot miq të vërtetë të Shqipërisë të gatshëm të kontribuojnë për zgjidhjen. Kokëfortësia e Ramës dhe frika që ai ka nga pasojat me të cilat mund të përballet, po e çon vendin në një situatë tejet të rrezikshme nga e cila i humburi i madh do të jetë vetë Rama.

Protesta e datës 21 shihet si një moment kulmor për shkak të thellimit të krizës. Çfarë do të ndodh në protestën e opozitës?

Do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në këtë vend. Do të jenë përballë qeveritarët hajdutë, kriminelët, policët dhe administrata e korruptuar, oligarkët dhe gjithë stani i Ramës dhe Rilindjes, kurse përballë do të kenë qytetarët e këtij vendi që duan demokraci të vërtetë dhe të shkojnë drejt Europës. Në përballje të tilla gjithmonë kanë fituar qytetarët.

Përgjimet në Bild, sa vijnë dhe shtohen dhe po cilësohen edhe si benzina që po i hidhet zjarrit. Përveç deklaratave, pse PD-ja nuk ngreh padi për personat e përfshirë dhe për zyrtarët e PS të përfshirë, keni një qëndrim?

Mos bëni shaka! Kujt tja çojmë padinë, Artës, Donikës dhe prokurorëve të cilët i mbajtën dosjet fshehur dhe nuk hetuan për tre vjet me rradhë? A nuk keni vënë re që shqetësimi i Prokurorisë nuk është përmbajtja e dosjeve por kush i bëri ato publike? A nuk shihni që edhe një muaj nga publikimi i parë, Prokuroria bën sehir dhe nuk ka pyetur asnjë nga fajtorët? Këta mund ti hetojë dhe dënojë vetëm një drejtësi e pakapur dhe jo kjo e sotmja, e cila është vënë kokë e këmbë në shërbim të Ramës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me ...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 28 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 31 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 28 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 31 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.