FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elbasani, pjesë e projekteve të BE/ “Rrjeti i qyteteve për Ballkanin Perëndimor”

Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, ka nënshkruar në Sarajevë, Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian, Rrjeti i Qyteteve për Ballkanin Perëndimir.

Gjatë kësaj vizite në Bosnje Hercegovinë, kryebashkiaku Gledian Llatja është pritur nga kryetarja e bashkisë së Sarajevos, Benjamina Karić rođ. Londrc, duke e falenderuar këtë të fundit për mikpritjen dhe punën e mirë në krye të bashkisë së Sarajevos.
“Tanimë do të kemi një tjetër nivel në marrëdhëniet mes bashkive tona duke u konkretizuar në projekte të përbashkëta në familjen e madhe evropiane”, ka thënë në fjalën e tij z. Llatja.

Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e projekteve të Bashkimit Europian, Rrjeti i Qyteteve për Ballkanin Perëndimor, është nënshkruar mes nëntë qyteteve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, Elbasanit, Prishtinës, Sarajevës, Tivarit, Podgoricës, Leskovcit, Sveti Nikollës, Mostarit dhe Novi Pazarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?